Masat e kursimit, qytetarët: Kursejmë sa mundemi, faturat na djegin

17.08.2022 17:50

Institucionet janë të detyruara të kursejnë rrymë....

Institucionet janë të detyruara të kursejnë rrymë, por për amvisëritë një gjë e tillë është e pamundur. Shumica e qytetarëve tashmë kanë vënë masa restriktive, ndërsa një pjesë thonë që kursimi është i pamundur.

Qytetarët edhe tani harxhojnë më pak energji elektrike sepse ju druhen faturave të larta.

“ Përpjekje maksimale bëhet nga të gjithë antarët  në shtëpi për të kursyer, por megjithatë përsëri vijnë faturat e larta”

“Deri tani gjithmonë jam kujdesur për harxhimet  e rrymës, këtë e kam kontrolluar deri në një faze të caktuar, por nuk mund të kursejmë gjithmonë”.

“Nuk mund të kursejmë sepse jam gjithë ditën në punë, bashkëshorti im nuk është mirë me shëndet dhe kondicioneri qëndron gjithë ditën lëshuar, patjetër duhet të punojë dhe nuk di si të kursejmë”.

“Më shumë punoj kur është në periudhën e lirë të ditës,  e shfrytëzoj pak rrymën sepse punoj më gaz” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Dimitrov: Ne blejmë energji dhe kjo e rrit çmimin

Profesori universitar Konstandin Dimitrov, thotë se edhe pse institucionet japin deklarata qetësuese se do të ketë mjaftueshëm energji  edhe në kulmin e sezonit të ngrohjes, ekziston frika se probleme do ketë.

“Dyshoj se do të kemi sasi të mjaftueshme energjie nga prodhimi vendor  dhe në rastin më të mirë, vendi  duhet të importojë tridhjetë për qind të energjisë elektrike. Kryesisht rryma shpenzohet nga privatët, nëpërmjet tregtarëve. Ekonomia e energjisë elektrike nëse nuk prodhon mjaftueshëm, duhet ta blejë dhe e blen në bursë dhe kjo e rrit çmimin e energjisë elektrike. Ne prodhojmë lirë dhe blejmë shtrenjë diku tjetër” – tha profesori universitar, Konstandin Dimitrov.

Dimitrov sygjeron që Qeveria ta lehtësojë procedurën e lejes për vendosjen e kolektorëve diellorë dhe ti subvencionojë amvisritë të cilat do të prodhojnë vetë energji elektrike dhe përderisa ky opsion “i gjelbërtë” nuk është bërë realitet për shumicen prej nesh, Qeveria apelon që harxhimet e rrymës të ulën në minimum. Ekzekutivi siguron se vendi nuk do të përballet me kufizime edhe përskaj krizës enegjetike në botë.

Institucionet shtetërore dhe publike si dhe ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara që nga 1-Shtatori deri më 31 Mars, të kursejnë energjin elektike për 15% krahasuar me muajin e njejtë të një viti më parë.

Ndërsa për amvisërit dhe kompanitë janë dhënë një sërë rekomandimesh se si të harxhojnë më pak rrymë dhe me këtë të kenë fatura më të ulta. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)