Athinë, arrestohen katër persona

18.01.2015 14:55

Policia kundërterroriste e Greqisë i ka arrestuar gjasht persona në Athinë, por raportet se njëri prej të arrestuarve mund të ketë lidhje me grupin terrorist në Belgjikë, dolën se nuk janë të sakta...

Arrestimet në Athinë u bënë pas transmetimeve nëpër rrjetet televizive belge, të cilat kanë cituar autoritetet e Brukselit të thonë se janë vënë në kërkim të një belgu me origjinë marokene, i cili është fshehur në Greqi.

Pas kontrollit të informacioneve nga Greqia, zëdhënësi i prokurorisë së Belgjikës, Eric Van der Sypt, tha se “këta njerëz nuk kanë asgjë të përbashkët me rastin e Belgjikës”.

Autoritetet e Belgjikës gjatë ditës së djeshme kanë vendosur përforcime ushtarake në disa qytete për ta ndihmuar policinë, për të parën herë në tri dekada, në periudhën kur Evropa po lëvizë për ta luftuar kërcënimin terrorist.