Maqedoni
Në Shkup sanksionohen 167 shoferë, 53 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
18.08.2022 10:16
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik ku në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 sanksione.
Pesëdhjet e tre prej sanksioneve janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe katërmbëdhjetë sanksione për shoferët e motoçikletave.
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe nëntë sanksione për parakalim dhe tejkalim të automjeteve në mënyrë jo të rregulltë...
Nga MPB njooftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
