Donjeck, luftime të ashpra për aeroportin

18.01.2015 15:13

Përleshjet ndërmjet ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë për kontrollin e aeroportit në Donjeck, kanë shënuar përshkallëzim gjatë ditës së djeshme, me ç’rast ka pasur eksplodime dhe të shtëna nga armatimi i rëndë....

Nga këto luftime kanë mbetur të vrarë së paku gjashtë persona.Qeveria e Ukrainës ka dërguar përforcime në linjat e frontit me dëborë, ku pjesëtarët e ushtrisë ukrainase i kishin mbrojtur pozicionet e tyre, përkundër pretendimeve të separatistëve se e kishin marrë kontrollin ndaj gjithë kompleksit të aeroportit.

Trupat e qeverisë në këtë hapësirë e kanë përshkruar hedhjen e predhave kundër pozicioneve të tyre si të shtënat më të ashpra artilerike gjatë nëntë muajve të luftës.

Nga presidenca e Ukrainës, kanë thënë se forcat qeveritare ishin në gjendje t’i evakuojnë 23 ushtarë të plagosur dhe trupat e pajetë të tre ushtarëve të vrarë nga hapësira e aeroporit, gjatë ditës së djeshme.