Në kazermën Ilinden të Shkupit u mbajtë ceremonia për shënimin e ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, e cila shënon 30 vjetorin e themelimit. Në ceremoni u theksua se Armata e vendit për 30 vite ka qenë dhe mbetet garantuesi më i fuqishëm për qetësi, siguri dhe stabilitet të vendit. Sipas Presidentit të vendit, njëherit edhe komandanti suprem i ushtrisë Stevo Pendarovski, për këto 30 vite Armatën e vendit e kanë shoqëruar shumë transformime, sfida dhe beteja të ashpra të cilat me sukses i kanë tejkaluar. Armata sipas Pendarovskit bëhet edhe më e fuqishme, pjesë e sajë gjithnjë e më shum po bëhen pjesë edhe pjestarë të etniteteve jo shumicë.
“Armata dhe vendi jonë në vazhdimësi është përballuar me sfida të rënda që kishin për qëllim bllokimin e rrugës tonë, por falë reformimit tonë, dhe guximshmërisë që kishim ne nuk lëvizëm nga qëllimet dhe objektivat tona. Falë armatës ne si vend kemi shënuar rezultatin tonë më të lartë, pra inkuadrimi në NATO. Pikërishtë kjo armatë ka ngërthyer në vete të gjitha dallimet, etnike fetare religjioze, për të qëndruar stoik para vendit dhe flamurit tonë. Armata do të jetë edhe më e fuqishme, sepse në atë po bëhen pjesë etnitete të etnive jo shumicë.”, tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski.
Armata e vendit gëzon besimin më të madh tek qytetarët sepse qëllimet e saja janë ndërtim i raporteve të besimit dhe të partneritetit me qytetarët e vendit, por edhe me aleancën e NATO-s tha Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovksa.
“Armata jonë është duke i implementuar standardet më të forta të aleancës së Nato-së, dhe po zhvillohet sipas sistemit kolektiv të mbrojtjes. Koncepti i ri që doli që nga kyqja jonë në NATO, mkd-odbrana 20/30 është vetëm edhe një tregues se qëllimet tona janë qartë të definuara. Ne jemi partner të besueshëm të aleancës së NATO-së, por parasegjithash partneritet me qytetarët tanë të cilët për 30 vite kanë kontribuar që të ndërtohet kjo armatë profesionale dhe e pa partizuar.”, tha ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
Standardet e NATO-s mbeten prioritet theksoi në ceremoni gjenerallejtnënt Vasko Gjurçinovski.
“Prioriteti ynë si armatë mbetet që ti plotësojmë kërkesat dhe obligimet të cilat i kemi si antare e NATO-së, por edhe për tju dhënë ndihmë çdoher qytetarëve tanë për nevojat e ndryshme. Kemi ndëruar një armatë profesionale dhe multietnike me merita të shumta si nga institucionet e vendet ashtu edhe ndërkombëtare.”, tha Vasko Gjurçinovski, Gjenerallejtënant-Kolonel.
Njëherit presidenti Pendarovski ndau dekorata dhe dekrete për gradën gjeneral. Poshtu Ministrja Petrovska komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajor Gregory Najt, i ndan mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëparshëm.
FITIM KRYEZIU