Maqedoni
Transparenca e institucioneve, QKQ: Kryesojnë Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes
18.08.2022 11:34
81% e institucioneve kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive këtë vit tregon renditja e fundit e institucioneve...

81% e institucioneve kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive këtë vit tregon renditja e fundit e institucioneve sipas Indeksit të Transparencës Aktive të analizuar nga Qendra për Komunikime Civile. Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria kanë maksimumi 100%, pra publikojnë të gjithë informacionin e duhur. Më pas vijon Ministria e pushtetit Vendor me 95,5%, Ministria e Financave me 94,4%, Ministritë e Punëve të Brendshme, Ekologjisë, e Shëndetësisë dhe e Arsimit me 91.7%, Ministria e Bujqësisë me 91.3%, Ministria i Shoqërisë Informatike dhe Administratës 89.6%, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me nga 83,3%, Ministria e Ekonomisë - 81,3%, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve - 75%, dhe Ministria e Kulturës me transparencë aktive prej 77,1%.
Transparencën më të ulët aktive e kanë shënuar Ministria e Punëve të Jashtme - 60.9% dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve me Komunitetet - 54.3%.
Sa i përket komunave, më transparente, me përmbushjen e 97% të obligimeve për publikimin e informatave janë Manastiri, Vallandova dhe Karposhi.Komunat me transparencë më të dobët janë Zelenikova me 17,4 % dhe Haraçina me 8,7%.
Ndër rajonet, Rajoni Juglindor ka 84% transparencë dhe rajoni i Shkupit vetëm 56%.
Ministritë dhe komunat publikojnë sasinë më të vogël të informacionit për financat, nga ku ministitë vetëm 82% ndërsa komunat vetëm 56%.
Renditja publikohet një herë në vit, që nga viti 2016, dhe përfshin 98 institucione, pra Qeverinë dhe të gjitha ministritë dhe komunat.
FLUTURA LATIFI
