Botë

Kryeparlamentari Xhaferi uron Ditën e Armatës

18.08.2022 11:52

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i ka dërguar një letër urimi Shefit të Shtatmadhorisë së Armatës së RMV-së Gjeneral – Nënkolonel Vasko Gjurçinovski...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i ka dërguar një letër urimi Shefit të Shtatmadhorisë së Armatës së RMV-së Gjeneral – Nënkolonel Vasko Gjurçinovski.
 
“Në emër të deputetëve dhe në emrin tim personal,  më lejoni t'ua uroj 18 Gushtin, Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut Juve, ushtarëve të të gjitha gradave, nëpunësve civilë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
 
Në këto 30 vite pjesëtarët e Armatës i janë përkushtuar me vetëmohim detyrës së tyre fisnike për ruajtjen dhe sigurimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Profesionalizmi që e tregoni çdo ditë është për respekt të veçantë dhe është shembull për të gjithë; andaj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë besim të madh në kapacitetet dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të Armatës. Kisha nderin dhe privilegjin që të jem pjesë e Armatës si oficer, e pastaj të kontribuoj në realizimin e qëllimeve Euro-Atlantike të Armatës si zëvendësministër dhe ministër i Mbrojtjes, periudha të karrierës sime të cilat i kujtoj me krenari. 
 
Gatishmërinë dhe përkushtimin e Armatës sonë e njohu edhe bota, përmes pjesëmarrjes së barabartë të ushtarëve tanë në misionet paqesore ndërkombëtare, bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar të Armatës gjatë krizës së refugjatëve, e deri në anëtarësimin tonë të barabartë të dëshiruar prej kohësh në NATO në vitin 2020, me çka Armata zyrtarisht e mori vendin e merituar të rojtarit aktiv të paqes në botë. 
 
Urime 18 Gushti, Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut!” thuhet në urimin e Xhaferit