Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal, Sela kërkon votë për këshilltarët e ASH-së në Tetovë
18.08.2022 12:13
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në prag të zgjedhjeve të parakohshme lolake...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në prag të zgjedhjeve të parakohshme lolake, u është drejtuar me një video mesazh qytetarëve të Tetovës duke kërkuar votë për listën e këshilltarëve të ASH-së
“Tetova përsëri ndodhet para një sfide, që janë zgjedhjet lokale të 20 gushtit, që për hirë të së vërtetës janë më shumë se zgjedhje lokale. Janë më shumë se lokale sepse vetë Tetova është më shumë se një komunë, është më shumë se një qytet, është kryeqendra jonë, është vëndi ku përcaktohet e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Këtu në Tetovë u jepet fuqi proceseve politike, këtu në Tetovë ndërtohet ardhmëria jonë. Andaj të dashur tetovarë dhe tetovare, jepi Zë rinisë jepi fuqi Aleancës kthe shpresën fuqizo shqiptarët”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
