Maqedoni
MPJ bullgare: Inkurajojmë komisionin historik të vazhdojë punën
18.08.2022 12:43
Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari inkurajon Komisionin e Përbashkët ....

Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari inkurajon Komisionin e Përbashkët për Çështje Arsimore dhe Historike mes Sofjes dhe Shkupit, të themeluar me Marrëveshjen për fqinjësi të mire, që të vazhdojë përpjekjet për të përfunduar shpejt punën e të gjitha periudhave të asaj që e cilësojnë si “historia jonë e përbashkët”.
“Publikimi i propozimeve të vitit 2019, të miratuara nga qeveritë e të dyja vendeve, është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes së opinionit si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, me rezultatet e punës së komisionit të përbashkët. Kështu krijohet baza e nevojshme për të vazhduar me zbatimin praktik të një marrëveshjeje tjetër shumë të rëndësishme nga protokolli, koordinimit të kalendarit të festieve të përbashkëta, për periudhën 2022-2023 për pesë figurat e përbashkëta historike.”, thonë nga MPJ bullgare.
MPJ e RMV-së: Puna e komisionit, jashtë çdo ndikimi politik
Një ditë më herët, punën e komisionit historik e përshëndeti edhe Ministria e Jashtme e RMV-së e cila gjithashtu mirëpriti rekomandimet e dala nga ky komision. Sipas MPJ-së sonë, përmbajtjet në të cilat komisioni punon, janë tërësisht autonome, eksperte dhe profesionale në thelb, e të mbrojtura nga çdo ndikim politik.
