Maqedoni
Vjedhja e energjisë elektrike, EVN: Dëmet vjetore janë mbi 100 milionë euro
18.08.2022 13:36
Rreth 5% e energjisë elektrike përdoret pa autorizim, thonë nga EVN....

Rreth 5% e energjisë elektrike përdoret pa autorizim, thonë nga EVN. Sipas kompanisë, humbjet vjetore nga vjedhja e energjisë elektrike janë rreth 300,000 megavat orë, ose më shumë se 100 milionë euro.
“Rajonet më problematike ku nuk ka kushte për punë dhe realizim të projekteve për zvogëlimin e humbjeve janë: Grceci, Saraji, Krushopeku, Singeliqi, Serava, Araçina, Studeniçani, si dhe vendbanimet në rajonin e Kumanovës, Tetovës dhe Gostivarit.”, thonë nga EVN.
Nga atje ankohen se punonjësit e tyre, vazhdimisht ballafaqohen me sulme verbale dhe shpeshherë fizike, ka dëmtime të vazhdueshme të pajisjeve dhe problemin nuk e zgjidhin as përpjekjet e autoriteteve komunale e as nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga MPB.
“Për të zvogëluar humbjet, EVN në vazhdimësi realizon projekte, aty ku ekzistojnë kushtet. Si projekte të suksesshme përmendin ato në rajonet Kumanovë-Likovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Prilep, Çegren, Gradec, Zhelinë, Selcë etj, të cilat për vite me radhë ishin lider në shfrytëzimin e paligjshëm të energjisë elektrike dhe tani me dislokimin e matësve, vjedhjet janë reduktuar në minimum dhe qytetarët marrin shërbim cilësor pa difekte. Të gjitha vendbanimet tjera ku kemi regjistruar vjedhje të mëdha janë zbuluar dhe po punohet në eliminimin e plotë të tyre.”, thonë nga EVN.
