Maqedoni

Zgjedhjet për këshillin komunal, “Më mirë për Tetovën” kërkon mbështetje

18.08.2022 14:05

Nisma qytetare, “Më mirë për Tetovën”, kërkon mbështetje për këshilltarët e saj në zgjedhjet e së shtunës....

Nisma qytetare, “Më mirë për Tetovën”, kërkon mbështetje për këshilltarët e saj në zgjedhjet e së shtunës. Thonë se me vetëm dy këshilltarë në mandatin paraprak, treguan se janë ndryshe.
 
“Ashtu si premtuam, me vetëm dy këshilltarë, ne në dhjetë seanca treguam se dimë të mbrojmë interesat e banorëve të komunës sonë. Me insistimin tonë, u realizua transmetimi online i të gjitha seancave të këshillit. Po ashtu u pezullua edhe plani urbanistik për zonën  Shik Jellak.”, tha Elmedina Abdullai, bartëse e  listës- N. Q. “Më mirë për Tetovën”.