Irak, IS liron 350 pjestarë të minoritetit jazid
18.01.2015 15:20
Zyrtarët ushtarakë kurdë në pjesën veriore të Irakut kanë bërë të ditur se së paku 350 pjesëtaarë të minoritetit jazidi janë liruar nga grupi militant Shteti Islamik (IS)...

Shumica e të liruarve ishin të moshuar ose të sëmurë, ndërsa në mesin e tyre ishin disa fëmijë me sëmundje serioze.
Të liruarit u transportuan nga qyteti verior, Tal Afar, ku ata ishin mbajtur të rrëmbyer për pesë muaj.
Militantët e Shtetit Islamik i patën sulmuar pjesëtarët e minoritetit jazidi, në pjesën veriperëndimore të Irakut, gjatë verës së kaluar, me ç’rast i patën vrarë, zënë ose skllavëruar mijëra prej tyre.
Të liruarit tash mbahen nga autoritetet kurde dhe raportohet se do të merren në pyetje.
