Maqedoni
Komisioni për parandalimin e korrupsionit nuk u gjet korrupson në tenderët e Kovid 19
18.08.2022 14:23
Edhe pse egzistojnë dyshime, Komisioni për parandalimin e korrupsionit nuk mundi të vërtetojë nëse me furnzimet publike...

Edhe pse egzistojnë dyshime, Komisioni për parandalimin e korrupsionit nuk mundi të vërtetojë nëse me furnzimet publike të pasijeve dhe mjeteve të ndryshme gjatë periudhës së pandemisë me Kovid 19, mund të flitet se ka pasur veprime korruptive apo keqpërdorim të detyrës zyrtare. Numri më i madh i furnizimeve janë realizuar me negocim pa publikuar shpallje, më shpesh për shkak të urgjencës së blerjes. Përshkak të urgjencës nuk është bërë as planifikim cilësor i blerjes, për çka ftesa për negocim janë dorëzuar tek një numër më i vogël i operatorëve ekonomik dhe pa analiz të sasisë së mjeteve dhe paisjeve të nevojshme. Edhe pse gjatë pandemisë janë regjistruar shumë lëshime gjatë realizimit të këtyre marrëveshjeve, Komisoni ka konstatuar se me as një ligj nuk janë të parapara procedura të veçanta apo përgjegjësi të organeve shtetërore në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Kishte diferenca të mëdha në çmimet e arritura për sigurimin e një prodhimi të njejtë. Dmth institucione të ndryshme organe të ndryshme kontraktuese një prodhim të njejtë e kanë siguruar me çmime shumë të ndryshme, ku diku në mënyrë drastike janë më të larta nga njëra tjetra. Nga kjo del se në procedurat e analizuara, Komisoni nuk mundi të konstatojë se ekzistojnë aktivitete korruptive, edhe pse është e mundur, gjithmonë egzistojnë përfitim prej lutës, por me rëndësi është se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen që mos të na ndodhë e njejta.”, tha Katica Nikollovska, antare e Komisonit për Antikorrupsion.
Ligji aktual për blerje në gjendje të jashtëzakonshme parashikon mekanizma të centralizimit të blerjeve publike përmes një trupi të caktuar që nuk u shfrytëzua në këtë rast.
“Nëse do të kishte pasur çmime referente, furnizim publik grupor do të ishte anashkaluar kjo. Nuk mundet që një institucion të blejë maskë 2 denarë e gjysmë, të tjerat 11,15 apo 20 denarë. Qëllimisht krijojnë hapsirë për keqpërdorime dhe rreziqe nga korrupsioni. Nuk mund ti vërtetojmë por duket sa ka veprime korruptive. Parakushte ligjore kemi sa të duash, por nuk rrespektohen ligjet.”, tha Nuri Bajrami, antar i Komisionit për Antikorrupsion.
Gjatë furnizimeve publike problematike është dukuria e angazhimit të firmave të jashtme për të konstraktuar zbatimin e furnizimeve publike. Kjo sipas antikorrupsionit, paraqet një hapsirë për korrupsion sepse nuk ka qasje se cilat firma janë të angazhuara dhe në çfarë mënyre janë të lidhura me organet kontraktuese apo me operatorët ekonomik që i fitojnë këto marrëveshje.
FLORIJE BELULI KAMBERI
