Botë

Kabul, 21 viktima nga shpërthimi në xhami

18.08.2022 14:37

Nga shpërthimi i mbrëmshëm në një xhami në kryeqytetin afgan...

Nga shpërthimi i mbrëmshëm në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve të mbrëmjes, kanë mbetur të vdekur 21 persona.
 
Rreth 40 të tjerë janë plagosur. Mes tyre 5 femijë. Viktimë ka mbetur edhe imami i xhamisë. Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi në objektin e kultit në periferi të Kabulit, por sipas dëshmitarëve, ai është dëgjuar në gjithë kryeqytetin. Zëdhënësi i qeverisë së talebanëve dënoi shpërthimin dhe u zotua se autorët e krimeve të tilla do të ndëshkohen. Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA.