Maqedoni

Faza portokalli e të nxehtit kaplon vendin, nga e premtja pritet ndryshim i motit

18.08.2022 14:59

Vendin e ka kapluar faza alarmante portokalli e nxehtësisë...

Vendin e ka kapluar faza alarmante portokalli e nxehtësisë. Vala e të nxehtit që shënon 40 grad celsius,  ka zbrazur rrugët e kryeqendrës. Shpëtim nga i nxehti qytetarët gjejnë nën hijet e pemëve në parqe edhe pse autoritetet komptenete rekomanduan që nga ora 11 deri më orën 17 të mos dilet jashtë. Disave u pengon i nxehti, të tjerët thonë se obligimet duhen mbaruar.  
 
“Është ftohtë nën hije ende nuk e ka kapluar i nxehti i madh. Më vonë do të shkojmë në shtëpi.”, tha një qytetar.
 
“Për shkak të nipit po qëndroj këtu kam dalur jashtë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Këtu jam nga mëngjesi deri në mbrëmje me mbesën kuptohet.”, tha një qytetar.
 
Në rrugët e Shkupit vëremë  ekipet mobile të Kryqit të Kuq. Në vendet më frekuentuese  të qytetit shpërndanin ujë, ndërsa qytetarëve që kishin vështërsi nga i nxehti ua matnin shtypjen. 
 
“Kemi dalur në vendet më frekuentuese tek stacionet  e autobusave. Dy ekipe do të operojnë në epriudhën prej orës 11 deri më orën 16. Janë paraparë të ndahen edhe 600 shishe me ujë nëse ka nevojë për më tepër kemi deponë tonë.”, tha Argjend Çilafi nga Kryqi i Kuq.
 
Tempertaura më të larta janë evidentuar në jug të vendit. Por Enti për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron stuhi, temperatura më të ulëta dhe shi. 
 
“Presim që të premten në rajonin e Gjevgjelisë dhe të Dojranit temperatura maksimale të arrijë 42 gradë. Por në orët e pasditës dhe të mbrëmjes,  pritet të ketë vranësira  , shi , vetëtima  dhe erëra të fuqishme. Moti do të ndyshojë dukshëm mes të premtes në mbrëmje, deri të shtunën.”, tha Juliana Mishkovska nga Enti për Punë Hidrometeorologjike.
 
Sipas rekomandimeve përderisa zgjat faza portokalli, nga puna janë të liruar të sëmurit kronik dhe gratë shtatëzëna. Mjekët rekomandojnë qytetarët të veshin rroba të lehta, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe vitamina dhe tu ikin ushqimeve të yndyrshme. Në veçanti kujdes duhet të kenë të sëmurët kronik.  
 
FLUTURA LATIFI