Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal, BDI kërkon votë për listën e këshilltarëve
18.08.2022 15:13
BDI përmbylli mbrëmë me një koncert fushatën për zgjedhjet e këshillit komunal në Tetovë...

BDI përmbylli mbrëmë me një koncert fushatën për zgjedhjet e këshillit komunal në Tetovë. Kërkuan votë për sa më suhmë të rinj në vendimmarrje.
“Ju jeni ata që keni vrullin dhe kreativitetin për të ndryshuar Tetovën, shumë prej jush nesër do jenë në pozita udhëheqëse e vendimarrëse. Më programin tonë “Bashkë për Tetovën”, të rinjtë kanë vëmendjen që meritojnë. Ne do të angazhohemi për pjesmarrje më të madhe në pushtetin lokal, me qëllim për sa më shumë të rinj të kyçen në vendimmarrje. Qyteti ynë ka nevojë për të rinj të përfaqësuar denjësisht.”, tha Faton Ahmeti, bartës i listës së këshilltarëve-BDI.
