Maqedoni
10 shtëpi në Haraçinë dy javë pa rrymë, banorët ankohen se EVN nuk e rregullon defektin
18.08.2022 15:46
Banorët e Haraçinës përballen me një sërë problemesh....

Banorët e Haraçinës përballen me një sërë problemesh. Mungesa e ujit, rrugët e paasfaltuara dhe sëfundmi ata kanë problem me energjinë elektrike. Gati dhjetë shtëpi për dy javë të plota janë pa rrymë. Ata përdorin qirinjë mbrëmjeve dhe mbushin ujë nëpër puse. Kjo ngjan si në mesjetë thonë banorët të cilët ankohen se EVN, nuk vjen të riparojë problemet e rrymës.
Para dy javësh në Haraçinë është djegur shtylla elektrike, pas intervenimit me vonesë të zjarrëfikësve, policisë dhe EVN-së, u arrit të shuhet zjarri i cili rrezikonte edhe shtëpitë. Por fatkeqësisht, banorët e rrugës 14 në Haraçinë, janë enede pa rrymë.
“Qysh mundemi me nejt këtë ditë pa rrymë dhe pa ujë, pa asgjë. Kurse dhjetë shtëpi që jemi aty i kemi pagu me rregull rrymen, I kemi të gjitha fakturat. Nëse një fakturë nuk e kam paguar, le të më dënojë EVN me dhjetë mijë euro, por nuk ka ndodhur kjo. Frigoreferat janë prishur krejt, kush do ti paguaj ato frigorifera që janë prish me mish dhe krejt ushqimin brenda. Deri tani 20 herë kemi kërkuar të vinë ta rregullojnë defektin por nuk vinë.”, tha Gjylser Beqiri, banor i Haraçinës.
Ibrahimi: EVN të vihet në shërbim të konsumatorëve
Kërkesë EVN-së, për të riparuar difektet e rrymës, ka drejtuar edhe komuna e Haraçinës. Ata thonë se kjo kompani, nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kryetari i Komunës apelon që urgjentisht EVN-ja të ndryshojnë relacionet me banorët e Haraçinës dhe të vihet në shërbim të konsumatorëve.
“Ka qenë kërkesa jonë që intervenimi të ndodhë sa më shpejt, në ato momenta u përhap një zjarr i madh saqë u rrezikuan edhe shtëpitë. Kemi bërë kërkesë te EVN, që të bëhët edhe sanimi i defekteve që ato shtëpi të kenë rrymë dhe banorët të vazhdojnë aktivitete, por për fat të keq nuk kemi përgjigje nga EVN që të bëjë të mundur prapë aktivizimin e rrjetit elektrik. Relacionin me qytetarët e komuës tonë duhet urgjentisht ta ndryshojnë dhe të jenë prezen për të gjitha aktivitetet e nevojshme të komunës tonë.”, tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i Haraçinës.
Ibrahimi thotë se EVN-ja nuk ndërhyn në Haraçinë me pretekstin se gjoja banorët nuk e paguajnë rrymën, por ai pohon se në kontakt të vazhdueshem me banorët e Haraçinës, është konfirmuar e kundërta.
Ndërkohë nga EVN thonë se në fshatin Haraçinë, vendasit ua ndalojnë qasjen ekipeve te Elektrodistribuimit dhe i pengojnë gjatë kryerjes së aktiviteteve teknike të përditshme si dhe sanimin e defekteve. Gjithashtu ata thonë se derisa nuk ju krijohet kushte për punë, defektet nuk do të sanohen.
FARIJE DAUTI BAKIU
