Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal, Kasami kërkon votë për të marrë shumicën
18.08.2022 16:14
Kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se vota e qytetatëve më 20 gusht....

Kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, thotë se vota e qytetatëve më 20 gusht, do t’i japë fund keqpërdorimeve që sipas tij, BDI ka bërë në pushtetin lokal në mandatet e kaluara.
“Këta nuk e kanë hallin se Bilall Kasami dhe lëvizja Besa do realizojë të gjitha projektet e munguara nga Struga deri në Kumanovë por e kanë hallin se çfarë do ndodhë me nënkryetaren e tyre, e cila për keqpërdorimet në komunën e Tetovës ka të paktën 5 lëndë në prokurori. Ata mund ta mbrojnë nënkryetaren e tyre, por nesër, kur të humbin pushtetin qëndror, ata kush do t’i mbrojë.”, tha Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa.
