Zgjedhjet lokale në dy komuna, KSHZ: Në shumë fshatra, më pak se 10 votues
Shumë vendvotime në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës...

Shumë vendvotime në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës dhe në Komunën Qendra Zhupë kanë më pak se dhjetë votues, rrjedhimisht në këto vendvotime nuk do të zhvillohet procesi zgjedhor për kryetar Komune.
Bëhet fjalë për fshatrat: Rosok, Sellcë, Llazaropole, Tresonçe, Bibaj, Nivishtë, Grekaj, Beliçnicë dhe Bogdevë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ftoi Komisionet Komunale që të njoftojnë votuesit se në cilat vendvotime më të afërta do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për votim, në zgjedhjet lokale të 20 gushtit.
“Votimin në këto vendvotime me më pak se 10 votues da zbatojnë këshillat zgjedhor të vendvotimeve më të afërta me mbi 10 votues ku edhe këto votues do të mund ta realizojnë të drejtëne tyre për votim. Apelojmë deri të Komisioni Zgjedhor Komunal që edhe një herët të njoftojë votuesit e këtyre gjashtë vendvotimeve në Komunën Mavrovë dhe Rostushë për vendvotimet ku do të mund të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar.” – tha Boban Stojanoski, anëtar i KSHZ-së.
KSHZ: Miratohet kodeksi për mënyrën e vëzhgimit
Në seancën e 61-të, KSHZ miratoi edhe Kodeksin për mënyrën e vëzhgimit të zgjedhjeve për kryetar komune në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendrën Zhupë si dhe zgjedhjet për këshilltarë komunal në Tetovë.
“Këto vëzhgues konformë kodeksit duhet të raportojnë në mënyrë të paanshme. Pas zgjedhjeve mund të japin vlerësimet e tyre por gjatë ditës së zgjedhjeve nuk guxojnë të sugjerojnë ose të ndikojnë në punën e këshillave zgjedhorë por, vetëm të vëzhgojnë procesin zgjedhor.” – u shpreh Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.
KSHZ pranoi edhe kërkesën e Shoqatës “Mak Sonce” për pesë vëzhgues shtesë në zgjedhjet e së shtunës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
