Dënojnë qytetarët, a janë shkelës më të mëdhenj të ligjit
Shërbimi Merimang i Qytetit dhe Policia e Komunikacionit, të cilët dënojnë qytetarët me gjoba të trasha, janë atë të cilët për momentin shkelin më së shumti ligjet e komunikacionit dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve në Rrugë...

Mospasje e kultures në komunikacion ose demonstrim i ashpër i forcës, sidoqoftë, shërbimi merimangë patjetër duhet të jetë profesionist dhe ti respektojë ligjet përderisa e kryen punën.
Kamerat e TVM-së ka xhiruar një seri shkeljesh ligjore në komunikacion nga ana e automujeteve të shërbimit merimangë.
Dymijë e pesëqind denarë duhet të paguani në pikat pagesore të shërbimeve merimagë në qoftëse ua marrin automjetin nga vend parkimi i gabuar, por kujt dhe ku duhet të paguajnë dënim shlërbimet merimangë të qytetit të Shkupit dhe komunave të të cilat gjatë daljes dhe hyrjes në Qendrën e saj nën Stacionin hekurudhor, ç’do ditë bëjnë shkelje që kushton 15 mijë denarë?
Për vetëm një orë kamera , ka regjistruar pesë shkelje të rënda në komunikacion, siç janë kalimi në dy vija të plota, ndërsa ky shërbim punon 24 orë dhe 7 ditë në javë. Sipas ekspertëve në Komunikacion, kjo shkelje bëhet me vetëdije të plotë.
“Nuk është e drejtë, atë e bëjnë në rrezik të tyre. Kjo është shkelje me vetëdije e dispozitave ligjore. Dy vija të plota, ose një, tërësisht është e njëjtë sipas Ligjit për siguri në komunikacion. Në ligj qartë thuhet se shoferi nuk guxon ta shkelë vijë e plotë dhe as të lëvizë në të” – tha Boro Letnikovski, inxhinier komunikacioni.
Sipas ligjit për Komunikacion, të drejtën e shkeljes dhe kalimit të vijës së plotë e kanë vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë, policisë, dhe ekipeve të zjarrfikësve, dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme gjatë intervenimeve urgjente.
Ndërsa automjetet e shërbimit merimangë nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Por qe situata të jetë edhe më e paqartë, ja edhe kjo fotografi ku merimangat të cilat në masë të madhe i shkelin rregullat e komunikacionit madje edhe dy vijat e plota, shoqërohen nga policët rrugor, respektivisht nga ata që japin urdhër që të merren automjetet të cilat janë paguar në mënyrë joligjore.
Por në njoftimin e pranuar nga Sektori i policisë për komunikacion thuhet se kanë marrë masa në disa raste.
Policia e komunikacionit e ka detektuar këtë shkelje në komunikacion, dhe në periudhën e kaluar, në disa raste janë ndërmarrë më tepër masa ligjore kundër shkelësve. Lidhur me rastin konkret, të cilin e keni regjistruar në kamerën Tuaj, ju bëjmë thirrje të na dorëzoni një shembull nga materiali i xhiruar me qëllim që të ndërmarrim masa ligjore kundër shkelësit, si edhe masa disiplinore kundër nëpunësit të policiesë, i cili e ka bërë shkeljen.
Udhëheqësit e shërbimit merimangë të Qytetit nuk ishin të kapshëm për tu marrë qëndrim dhe nuk u përgjigjën thirrjeve edhe permes postës elektoronike. Nga nëpunësit tjerë morëm përgjigje se e dijnë për problemin, dhe vozitësve u është dhënë që të mos bëljnë shkelje.
Kanë kërkuar ndryshim të shenjave të komunikacionit, dhe vijën e plotë ta ndërpresin për vozitësit e merimangave që të mos bëjnë shkelje kur hynë në depon e tyre.
Vitin e kaluar organet kompetente filluan fushatë të madhe për ngritjen e sigurisë në komunikacion. Por sic duket një pjesë e madhe e atyre që duhet ta implementojë ligjin, as vetë nuk i respektojnë rregullat në komunikacion. (Mefail Ismaili, TVM2)
