“Covid-19”, 3 fatalitete, 491 të infektuar në 24 orë

18.08.2022 17:20

3 fatalitete me “Covid-19”...

3 fatalitete me “Covid-19” janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, një 75-vjeçar nga Ohri, një 56 vjeçar nga Struga dhe një 78-vjeçar nga Velesi, që kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

5 fatalitete edhe nga “Termini im”,  dy nga Kumanova 75 dhe 87 vjet, një 67-vjeçar nga Shkupi, një 84 vjeçar nga Gjevgjelia dhe një 84 vjeçar tjetër nga nga Kavadari. Tre persona kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, ndërsa dy në shtëpi.

Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën prej  05 gusht deri më 13 gusht 2022.

Gjithashtu janë regjistruar 491 raste të reja nga 1.108 testime të bëra, 595 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht është 3.595.