Takimi mes Zelenskit dhe Erdogan në Lviv
18.08.2022 17:37
Në qytetin ukrainas Lviv zhvillohet takimi...

Në qytetin ukrainas Lviv zhvillohet takimi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është takimi i tyre i parë që nga fillimi i luftës.
Pas takimit është planifikuar një takim trepalësh me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Zyra e Erdoganit ka njoftuar se të tre bashkëbiseduesit do të diskutojnë hapat e mundshëm diplomatikë që mund të ndërmerren për të ndaluar luftën ruso-ukrainase, si dhe për të forcuar aktivitetet në lidhje me mekanizmin e krijuar për eksportimin e drithit dhe ushqimit ukrainas në tregun botëror.
