Kinë, 16 të vdekur dhe 36 të zhdukur nga përmbytjet
18.08.2022 18:46
Si pasojë e reshjeve të papritura....

Si pasojë e reshjeve të papritura, të cilat shkaktuan rrëshqitjen e dheut dhe ndryshimin e rrjedhës së një lumi, 16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në veriperëndim të Kinës.
Përmbytjet në provincën Qinghai, kanë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra. Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.
Sipas transmetuesit shtetëror, tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës. Vendi po kalon periudhën e tij më të gjatë të temperaturave të larta, që nga viti 1961.
