Analistët: Presidenca nuk bashkëpunon me mediat shqiptare

18.01.2015 15:59

Selektimi dhe mos dhënia e informacioneve, brifingje dhe udhëtime vetëm për mediat maqedonase, dhe nga ana tjetër anashkalimi total i mediave shqiptare në vend, kështu e përshkruajnë shumivca e mediave shqiptare komunikimin me Presidencën e Republikës së Maqedonisë...

Ka një kohë të gjatë ky instutucion nuk vë komunikim të mirëfilltë me mediat shqiptare.

Kabineti i shefit të vendit Gjorgje Ivanov,pothuajse në të gjith aktivetet e tij, nuk bërë përpjekje që të komunikoj dhe bashkëpunoj me mediat shqiptare. Kjo dukuri, është detektuar edhe nga komunikologët dhe profesorët universitarë. 

Ata e spjegojnë këtëm situate si pa pranueshme për shoqeri multietnike aq më tepër kur vjen nga institucioni më I lartë I shtetit që duhet të jetë njësoj për të gjithë qytetarët dhe mediat në këtë rast.

“Institucioni i presidencës , por edhe ministritë dhe drejtoritë të ndryshme fatkeqësisht injorojnë mediat shqiptare në dy segmente shumë të rendësishme , njëri është selektimi i  informacioneve apo dhënia e informacioneve të cilat mund të konsiderohen  relevante vetëm për disa media konkrete por edhe anashkalimin në dhënien e informacioneve të cilat nuk mund ti kenë të gjitha mediat .Segmenti tjetër është çështja e udhëtimeve jasht vendit , ku gazetarët shqiptar fatkeqsisht nuk e shfrytëzojnë dhe gati se janë të anashkaluar gjithmonë kur bëhet fjalë për udhëtime zyrtare jasht vendit dhe kjo mendoj se është një anakroniëm i vëtetë i cili nuk I shërben një shoqërie multietnike , një shoqërie multigjuhësore siç pretendon ta quaj veten Republika e Maqedonisë” – tha profesori universitar, Sefer Tahiri.

Në të  njëjtën linjë është edhe profesori universitar Nazim Rashidi. Ai është i mendimit se komunikimi ndodhë vetemë me media të caktuara, ndërsa të tjerët anashkalohen. Gjë që nuk është shembull për lirin e shprehjes.

“Në qofte se në një moment të caktuar , pavarësisht për çfarëdo arsye këto institucione vendosin që mos të komunikojnë kjo do ndodhë . Sigurisht që ka të bëjë problem dhe ka problem me komunikimin sepse institucionet janë për njerëzit dhe jo e kundërta , njerëzit janë ata që I zgjedhin përfaqsuesit në imnstitucione dhe jo e kundërta , por kjo është një shprehje e një mendësie të vazhdueshme të komunikimit me publikun , aq më tepër merr vlerë kur një gjë e tillë nuk ndodh edhe me mediat e tjera ose aq më tepër është problematike kur komunikimi ndodh vetëm me media të caktuara.Përsëri do të them kjo ka të bëjë me mënyrën se si shihet në Maqedoni kominikimi me publikun dhe me mediat  , është një problem I vazhdueshëm , dhe   jorastësisht ne kemi situata ku Maqedonia nuk vlersohet lartë sa duhet për lirinëe e shprehjes” – deklaroi profesori universitar, Nazim Rashidi.

TVM-2  pyeti Presidencën  se përse  nuk  ka  bashkëpunim me mediat shqiptare, por nga presidenca nuk e patatën të arsyeshme të pronocohen për këtë çështje. (Rexhep Qamili, TVM2)