Maqedoni

Shkup, sanksionohen 204 shoferë, 53 motoçiklistë

19.08.2022 09:29

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 204 masa...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 204 masa, nga të cilat 32 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 21 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 53 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë drejtuesit e motoçikletave.
 
Pesë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 10 sanksione për automjete të paregjistruara dhe 6 masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq).
 
Nga MPB njooftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.