Botë
13 të vdekur në Europë nga moti i keq
19.08.2022 10:19
Stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën qendrore dhe atë jugore...

Stuhi të fuqishme kanë përfshirë Europën qendrore dhe atë jugore, duke shkaktuar së paku 13 viktima, përfshirë edhe fëmijë.
Vdekjet, të shkaktuara kryesisht nga rënia e pemëve dhe era e fortë, janë raportuar në Itali e Austri dhe në ishullin francez të Korsikës, atje ku era ka arritur shpejtësinë 224 km në orë, duke shkulur çatitë e duke thyer xhamat e shtëpive e makinave.
Erërat e forta kanë shkaktuar probleme edhe në Venecia të Italisë, ku çatia e Bazilikës së Shën Markut është shkëputur nga vendi. Dhjetëra vetë të tjerë, që vijojnë pushimet qark Europës, janë lënduar po ashtu, në tokë e det.
Shumë shtete në Europë, kryesisht në Jug dhe Europën qendrore, kanë përjetuar javë të nxehta e të thata këtë korrik e gusht. Ngjarjet e motit ekstrem, përfshirë të nxehtin përvëlues por edhe stuhitë e shiut, janë bërë gjithnjë e më intensive vitet e fundit.
