Parlamenti i Malit të Zi, Qeveria e Abazoviç po përballet me interpelancë
Ditë vendimtare për Malin e Zi, derisa qeveria e Dritan Abazoviç përballet me votëbesimin në Parlament...

Parlamenti i Malit të Zi po diskuton sot rreth interpelancës ndaj qeverisë së kryemisnitrit Dritan Abazoviç, e inicuar nga Partia Demokratike e Socialistëve.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijell Zhivkoviç, që ka inicuar mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç, tha se qeveria duhet të rrëzohet sot për shkak të braktisjes së agjendës evropiane, agjendë kjo për të cilin DPS-ja i kishte siguruar shumicën parlamentare.
Zhivkoviç tha se Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike.
Por Kryeministri Abazoviq, th se që në ditën e parë i ka shqetësuar fakti që është pjesëtar i një kombi pakicë.
”Pas saj nuk qëndron as rruga evropiane, as dëshira për të përzier kartat politike. Ka nevojë që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara rifitojnë pozicionet e tyre financiare që u kanë shpëtuar ose janë në gjendje të mirë për t’u shpëtuar. Për këtë do të flas më poshtë, emrin dhe mbiemrin”, tha Abazoviç.
Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së ashtuquajtur “Themeltare” me Kishën Ortodokse Serbe nga Dritan Abazoviç.
