Botë
Shirat e rrëmbyeshëm ‘godasin’ Zelandën e Re, banorët detyrohen të largohen nga shtëpitë
19.08.2022 12:06
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesë të Zelandës së Re për të katërtën ditë me radhë....

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur pjesë të Zelandës së Re për të katërtën ditë me radhë, kanë detyruar qindra persona të largohen nga shtëpitë e tyre pas daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre.
Nelson, në brigjet e Ishullit të Jugut, është goditur më së rëndi, mbi 400 persona janë evakuuar, pasi kjo hapësirë është shpallur e pabanueshme për shkak të kushteve atmosferike. Në zonë ka rrëshqitje të mëdha të dheut. Në disa plazhe valët e detit po arrijnë në lartësi deri në 3 metra. Banorët e Nelsonit janë udhëzuar që të kursejnë ujin për shkak të problemeve që janë shfaqur në sistemin e ujësjellësit.
Shirat e rrëmbyeshëm po ashtu kanë goditur Ishullin Verior, duke bërë që disa qytete të mbesin pa energji elektrike dhe duke përmbytur disa shtëpi. Edhe nga ky ishull po evakuohen banorët.
