Temperaturat e ulta dëmtojnë sythet dhe degët e reja
Dëmtimi i bimëve për shkak të zbritjes së temperaturave të ajrit nën zero gradë Celsius njihet si dëmtim nga ngricat....

Natyrisht, që bimët mund të dëmtohen edhe nga temperaturat e ulta, mbi zero gradë Celsius.
Temperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm në jëtën e pemëve, sipas ndikimit të temperaturave në jetën e bimve ato klasifikohen në temperatura të pragut të minimumit biologjik, temperatura optimale dhe temperatura të pragut të maksimumit biologjik.
Të gjitha oraganet e bimëve nuk jan njësoj të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta psh pjesët mbitokësore mund të qëndrojnë deri në -35 gradë celcius derisa sythet e qelura dëmtohen në -1 dhe -2 grade celcius.
Prandaj temperaturat e ulta në Maqedoni, rrezikojë të dëmtojnë sythet, degët e reja si një dhe dy vjecare thotë agronomi Gazmet Saiti.
“Edhe dëmtimet varet se në cilën fazë të zhvillimit gjenden bimët, këtu varet nga qëndrushmëria e bimve ndaj temperaturave të ulta varietesës, llojet e bimëve. Bimët e reja një vjeçare dy vjeçare dëmtohen më shum nga temperaturat e ulta. Nëse gjatë periudhës së qetësis dimrore temperaturtat zbresin në minimum shumë të ulët, më poshtë se vlerat përkatëse të rezistencës, në fillim dëmtohen sythet, pastaj degët një vjeçare dhe degët dy vjecare gjithcka varet nga faza e zhvillimit” – tha agronomi, Gazmed Saiti.
Pemët me ndjeshmëri të lartë dëmtohen më lehtë nga temperaturat e ulta sesa pemët me ndjeshmëri të ulët.
Edhe temperatura në të cilën ndodh dëmtimi i frutave të agrumeve varet nga specia dhe pjekuria e frutit. Egzistojnë sythe vegjetative , zhvillimore dhe shum lloja të tjera të sytheve dhe jo të gjith prej tyre jan në gjendje tu rezistojnë temperaturave të ulta. Me qenëse tani pemët jan në fazën e qetësis dimrore, mund të ketë dëmtime të pemve por jo të shkallës deklaroi Saiti. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
