Maqedoni

UKIM hap dyert për studentët e rinj, prezantohen programet e reja studimore

19.08.2022 14:20

Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" hapi dyert për studentët e rinj....

Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" hapi dyert për studentët e rinj. Ata u njohën me kushtet e studimit si dhe me profesorët e ardhshëm. Një pjesë  prej tyre veçmë kanë vendosur se në cilin nga fakultetet do të studjojnë, të tjerët kanë ende kanë dilema se cili do të jetë  profesioni që do të përzgjedhin. 
 
“Dëshiroj të përzgjedh sferën e marketingut, por tani do të shoh se si do të rrjedh prezentimi.”, tha një student.
 
“Mendoja të zgjedh mes elektros dhe fakultetit ekonomik por ende nuk kam bërë përzgjedhjen.”, u shpreh një student.
 
Studentët që do të përzgjedhin fakultetin ekonomik,  do të mësojnë me programe studimore bashkëkohore të krijuara duke u bazuar në institucionet më prestigjioze arsimore. 
 
“Presim numër stabil të studentëve që do të përzgjedhin fakultetin ekonomik, ne çdoher kemi qenë një ndërr fakultetet më të kërkuara në kuadër të Universitetit dhe vet shetit kështu që nuk presim asnjë befasi në kët aspekt.”, tha Lupço  Eftimov, prodekan.
 
Interesim më i madh është treguar për studimin e shkecave humane. Dominon psikologjia por edhe për degët e historisë, arkeologjisë nevoiten kuadro.  
 
“Kemi kërkesa nga institucionet kulturore, muzetë, sepse në periudhën e verës kemi vizita nga turistë të huaj dhe nuk ka kuadër të specializuar ti shërbejë turistët, që janë të interesuar për lokalitetet kulturore dhe historike dhe jo vetëm për pushime verore.”, tha Ratko Duev, profesor në UKIM.
 
Pas dy vietev pandemi, ligjeratat do të mbahen me prani fizike. Në kët universitte ka 10. 918 vende të lira, ndërsa regjistrimet janë caktuar për 30 dhe 31 gusht. 
 
FLUTURA LATIFI