Golldën Stejt dhe Atllanta vazhdojnë me ritëm të shkëlqyeshëm

18.01.2015 16:23

Nga tetë ndeshjet e mbrëmshme në NBA, në epiqendër ishte derbi I Perëndimit mes Golldën Stejtit dhe Hjustonit, që i takoi bindshëm Voriorsave me 131:106...

Në sfidën në të cilën u shënuan më së shumti kosha mbrëm, për ekipin me bilanc më të mirë deri më tani, në fitoren e 32-të, më së shumti kontribuan Stefon Keri dhe Klej Tompson, të dy me nga 27 pikë. Keri shtoi edhe tetë pikë e 11 asiste, ndërsa në fitore kontriboi edhe Dejvid Li me 18 pikë e tetë kërcime.

Ekipi më I mirë në konferencën e Lindjes, Atllanta, vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme, duke regjistruar fitoren e 12-të të njëpasnjëshme apo gjithsej të 33-tën këtë sezon. Viktimë e rradhës e Hauksave ishte Çikagoja, që u mposht me 107:99. Kajl Korver me 24 pikë e gjashtë kërcime, All Horford me 22 poena e nëntë kërcime si dhe Xhef Tego me 17 pikë e 11 asiste, kontribuan më së shumti në triumfin e ri të Atllantës.

Nga sfidat tjera, veçojmë fitoren e Klipersave ndaj Sakramentos si dhe triumfin e Memfisit kundër Portllandit. (Mustafa Ademi, TVM2)