Krime, një sër shpërthimesh shkaktojnë panikë te rusët

19.08.2022 17:08

Një seri shpërthimesh në gadishullin e Krimesë....

Një seri shpërthimesh në gadishullin e Krimesë kanë shkaktuar panik për rusët që jetojnë në rajonin e pushtuar, me trafik rekord të raportuar në Urën e Kerçit.

Të paktën katër shpërthime janë raportuar gjatë natës afër aeroportit ushtarak të Belbekut, thanë burimet lokale.

Ky aeroport gjendet në afërsi të Sevastopolit, në Krimenë e okupuar nga Rusia. Administratori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, shkroi në Telegram në orët e vona të 18 gushtit se mbrojtja ajrore ka rrëzuar një dron ukrainas. Ai shtoi se shpërthimet nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm.

Të martën e kaluar, baza ajrore Saky pranë Dzhankoi u godit dhe nëntë avionë luftarakë rusë u shkatërruan.

Ukraina nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet, por mediat raportojnë se kjo e fundit ishte vepër e forcave speciale ukrainase.

Sulmet kanë shkaktuar panik në rajon, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Dhjetëra mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nëpërmjet urës Kerç që lidh Krimenë me Rusinë.