Çair, u përurua sheshi Woodrow Wilson

19.08.2022 17:48

Në Komunën e Çairit u përurua Sheshi...

Në Komunën e Çairit u përurua Sheshi që bartë emrin e presidentit të 28-të amerikan Woodrow Wilson.

Përurimin e sheshit e bënë ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Sheshi “Woodrow Wilson“ që gjendet para objektit të Komunës së Çairit, do të jetë në funksion të plotë të të gjithë qytetarëve dhe iu dedikohet të gjitha gjeneratave, theksoi kryetari Ganiu.

Ambasadorja Byrnes shprehu interes për fushat aktuale më prioritare të komunës dhe partneritetin në vazhdim me qytetin simotër të Staunton, Virxhinia.

Shesh Woodrow Wilson është shtruar me granit natyral dhe përbëhet nga amfiteatri me 80 ulëse, skenë dhe shatërvan.

Komuna e Çairit para tre vitesh u binjakëzua me Qytetin e Stauntonit, vendlindjen e Presidentit Woodrow Wilson.