ESHS, paga mesatare në qershor 31.869 denar

19.08.2022 18:06

Paga mesatare mujore neto e paguar....

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në qershor të këtij viti është 31.869 denarë dhe në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 10,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe shërbimi ushqimor, 23.1 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion 17.5 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave 16 përqind.

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, ka në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit 6 për qind, Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 5.7 për qind dhe Minierat dhe gurthyes 4.3 për qind.

Sipas ESHS, në qershor të këtij viti, paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar ka qenë 47.634 denarë.