Petkoviq, Serbia pranon targat KS në vend të RKS

19.08.2022 18:36

Kryemsinitri i Kosovës, Albin Kurti....

Kryemsinitri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e djeshëm në Bruksel ka refuzuar propozimin e Serbisë për targat e serbëve të Kosovës që atë të jenë KS në vend të RKS.

Kështu deklaroi, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, gjatë një konference për media, në Beograd.

Sipas tij, Serbia ishte e gatshme të lëshonte një dokument për hyrje-dalje për “qytetarët e Serbisë që banojnë në Serbinë qendrore, kur të shkojnë në Kosovë, në vendkalimin administrativ të Prishtinës”, por se kjo nuk do të vlente për serbët nga Kosova. Propozimi i dytë i Serbisë, tha Petkoviq, lidhej me targat.

“Ne kemi propozuar që të gjithë pronarët e automjeteve që kanë targa KM të riregjistrohen me targa KS. Kurti ka refuzuar këtë kategorikisht”, - tha Petkoviq. Kryeministri Albin Kurti mbetet në qëndrimin se Kosova, nga nji shtatori do të aplikojë reciprocitetin ndaj shtetasve të Serbisë, ashtu siç bën shteti fqinjë ndaj kosovarëve.

Për këtë vendim qeveria e Kosovës e ka edhe përkrahjen e SHBA-ve dhe BE-së. Ndërkohë KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak në kufi me Serbinë, që të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave eventuale të sigurisë.