Reali fiton më në fund
Real Madridi i është kthyer fitoreve, pasi ka mposhtur skuadrën nga paralagjia e Madridit, Getafen, me rezultat 3-0...

Pjesa e parë ishte bajate, me Real Madridin që ishte shumë i fjetur, diktuar edhe nga loja shumë e dobët e vendasve.
Në pjesën e dytë zori i Ancelottit u vërejt shumë, teksa pas një aksioni të nisur nga James, ishte Benzema ai që në mënyrë të shkëlqyer asistoi te Cristiano Ronaldo që nuk huqi dhe realizoi.
Pas vetëm katër minutash u shfaq në skenë James sërish me një asistim tash për Gareth Bale (67') dhe rezultatin 2-0.
Vendasit më s'kishin asnjë gjasë dhe Cristiano Ronaldo sërish me asistim të Jamesit e shënoi golin e fitores për 3-0.
Ky ishte dhe rezultati përfundimtar dhe me këtë fitore pas dy dështimeve ndaj Atleticos mbretërsit kanë 45 pikë, katër më shumë se Barcelona dhe shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe Valencia që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.
Me këto dy gola Cristiano Ronaldo arrin në kuotën e 28 golave në 18 ndeshje këtë sezon në La Liga. Statistikë drithëruese nga Ronaldo, i cili po shkon drejt thyerjes së rekordit të Messit për numrin më të madh të golave për një sezon.
