Maqedoni

Zgjedhjet lokale Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë dhe për këshillin në komunën e Tetovës

20.08.2022 12:52

Sot në komunat Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, mbahen Zgjedhjet e përsëritura për të zgjedhur...

Sot në komunat Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, mbahen Zgjedhjet e përsëritura për të zgjedhur kreun e komunave. Në Tetovë votohet për këshillin e ri komunal.
 
Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se të gjitha vendvotimet në Mavrovë-Rostushë, Qendër Zhupë dhe Tetovë janë hapur me kohë. Nuk janë regjistruar parregullsi, përveç në disa venvotime në Tetovë ku materiali propagandistues i KSHZ-së është shpërndarë vetëm në gjuhën shqipe.
 
“Në Mavrovë dhe Rostushë 14,11 për qind, ose 1404 votues kanë dalë. Qendër Zhupë, 14,47 për qind, ose 1.035 votues dhe në Tetovë 6,71 për qind , ose 5642 votues”, tha Dashtevski.
 
Jehona e votuesve në Tetovë deri në ora 11:00 është 6,71 për qind, njoftoi KKZ, përcjell TV21. Të drejtën e votës në zgjedhjet për këshilltarë të komunës deri në ora 11 e kanë shfrytëzuar 5.642 qytetarë të Tetovës.
 
“Sipas të dhënave nga vendvotimet, nga 117 vendvotime, deri në ora 11 është 6,71 për qind, apo në numër 5.642 votues”, deklaroi Nazmi Dauti, sekretar i Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë.
 
Në Qendër Zhupë 16 qendrat e votimit, në listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 7154 persona.
 
“Për ta zgjedhur kryetarin komunës duhet të ushtrojnë të drejtën e votës 2385 persona, dje kanë votuar 29 të sëmurë dhe të pafuqishëm“, tha Nexhip Iljazi, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
 
Zgjedhjet në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, ripërsëriten pasi për shkak se nuk është siguruar pjesëmarrja e kërkuar prej 1/3 ose 33 për qind e gjithsej votuesve të regjistruar, as në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 dhe as në zgjedhjet e përsëritura të 17 prillit të këtij viti.