Maqedoni

Zgjedhjet e përsëritura lokale, përpjekja e tretë për kryetarin e ri Qendër Zhupë

20.08.2022 14:22

Komuna e Qendër Zhupës, për të tretën herë me radhë voton për të zgjedhur kreun e saj...

Censuzi, ishte problemi kryesor për dy ciklet e dështuara më herët, pasi largimi masiv i qytetarëve nga kjo komunë, ka marrë edhe votuesit. Ata që kanë mbetur pritet të bëhet më mirë. 
 
“Po votuam, nuk kishte probleme. Shkuam në vendin e votimit, votuam edhe nuk kishte asnjëfar problemi nga komisioni, në përgjithsi votimi kaloi në rregull”, shprehet qytetari. 
 
“Unë jam në këshillin zgjedhor. Votimi u zhvillua shumë qetë, nuk pati probleme dhe votuesit e dinin rendin e tyre dhe votuan normalisht”, theksoi qytetari.
 
“Nga kryetari i ri presim punësime të reja, zhvillim të ekonomisë”, shprehet qytetari.
 
“Nga kryetari i ri presim shumë, ka punuar po duhet të bëjë akoma ma shumë”, theksoi qytetari.
 
"Nga kryetari presim shumë sepse ne nuk kemi asgjë”, shprehet qytetari.
 
Nga Komisioni Komunal Zgjedhor, thonë se votimi u zhvillua pa problem. Të premten votuan të sëmurët e të pamundurit.
 
“29 persona ishin regjistruar në 10 qendra votimi dhe të gjithë ata që ishin të regjistruar kanë votuar. Sot të gjithë 16 qendrat e votimit, janë hapur në kohë dhe pa asnjë problem. Për UV aparatet kemi mbështetje edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, për çdo problem që mund të shfaqet”, theksoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Qendër Zhupë, Nexhip Iljazi.
 
Në  tetorin e vitit të kaluar, të drejtë vote në këtë komunë kishin 7317 persona, e dalja në votime ishte 25,77 %, e pamjaftueshme për të zgjedhur kreun e ri.
 
Zgjedhjet u ripërsëritën në prill të këtij viti, pjesmarrja u përmirësua pak, por as 29,97 % nga 7077 votuesit e regjistruar, nuk mjaftoi pasi ishte  rreth 4 % më pak se sa numri i domosdoshëm. 
 
SEDAT SELIMI