Maqedoni
Zgjdhjet e pjeshme lokale, Tetova voton për këshillin komunal
20.08.2022 14:39
Sot në Tetovë votohet për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit Komunal...

Sot në Tetovë votohet për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit Komunal, pas shpërbërjes së këshillit kohë më parë, si pasojë e mos votimit të llogarisë përfundimtare të komunës.
Gjithësej garojnë 11 subjekte dhe dy lista të pavarura, të cilat presim vota nga mbi 80 000 banorë me të drejtë vote që sot pritet të votojnë në gjithësej 117 vend votime.
Votimi ka filluar me disa pengesa të vogla me aparatet biometrike, të cilat janë eliminuar shpejtë, ndërsa ka pasur po ashtu edhe vërejtje për disa vend votime në të cilat, nuk kanë qenë të ngjitura afishe edhe në gjuhën maqedonase.
Dalja e votuesve për dallim prej raundit të dytë të zgjedhjeve të fundit, është për rreth tre për qind më e ulët thonë në Komisionin Zgjedhor Komunal. Deri në orën 13 në Tetovë kanë votuar 13.86%.
Për të mësuar ndërohë sesi ka rrjedhur votimi, ekipi I TVM2 qëndroi në vendvotimin 1950.
“Ky vendvotim ka gjithsej 850 votues. Nuk kemi pasur probleme është hapur në kohë. Fluksi deri tani është më i ulët se në zgjedhjet e kaluara. Nuk ka pasur asnjë person që nuke ka gjetur veten në listën e votuesve por nese do kemi, do i drejtojmë në Komisionin Zonal Zgjedhor. Nuk kemi probleme as me aparatet për gishtërinj, sivjet është më mirë”, u shpreh kryetari i vendvotimit 1950 në Tetovë, Isen Emini.
Qytetarët që votuan thanë se nuk kanë hasur në asnjë problem.
“Gjithcka ishte në rregull nuk hasa asnjë problem”, theksoi qytetari.
“Ka mbetur vetëm si rend me dalë se nuk ndryshon gjë, kujt t’i drejtohesh këta janë si njëri tjetri”, u shpreh qytetari.
“Pres të bëjnë diçka më mirë, të eliminojnë këto probleme që ka Tetova me qentë endacakë, me mbeturinat”, theksoi qytetari.
“Presim dicka më mirë, kjo që bëjnë s’është e mjaftueshme”, u shpreh qytetari.
Për zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë, ka të regjistruar 84.072 votues.
VISAR SADIKI
