Maqedoni

Zgjedhjet e përsëritura lokale, përpjekja e tretë për kreun e Mavrovë Rostushës

20.08.2022 14:56

7.154 qytetarë me të drejtë vote, bëjnë sot përpjekjen e tretë për të zgjedhur kreun e ri të komunës Mavrovë -Rostushë...

7.154  qytetarë me të drejtë vote, bëjnë sot përpjekjen e tretë për të zgjedhur kreun e ri të komunës Mavrovë -Rostushë. Vendvotimet janë hapur në kohë e provesi ka shkuar pa probleme. 
 
“Procesi i votimit ka ecur në mënyrën më të mirë, sipas rregullit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit. Deri tani nuk kemi patur asnjë problem, pra nuk është regjistruar ndojë incident i mundëshëm. Duhet të dalin të votojnë 30% nga numri i përgjithshëm i votuesve që janë në listat zgjedhore”, u shpreh kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor Mavrovë- Rostushë, Ivana Gjorgievska.
 
Qytetarët shpresojnë që kryetari i ri të ketë vetëm një prioritet, si të kthejë të rinjtë e larguar në këtë komunë.
 
“Vendi duket si i vdekur, shpresoj që do të gjejnë ndonjë zgjidhje për të mbajtur popullsinë këtu dhe të kthehen ata që e kanë braktisur vendin edhe pse është shumë e vështirë të kthehen përsëri ata që kanë ikur”, theksoi qytetari.
 
“Për një periudhë të gjatë duhet të gjendet zgjidhje për hapjen e vendeve të reja të punës. Shumë njerëz  janë pa punë dhe duhet tu sigurohen vende pune, sepse është shumë e vështirë të mbijetojsh pa punë”, u shpreh qytetari.
 
Që zgjedhjet në këtë komunë këtë herë të  të jenë të suksesshme duhet që në votime të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar dhe shumica të votojë për njërin nga dy kandidatët.
 
FARIJE DAUTI BAKIU