Napoli fiton Lazion e shqiptarëve
18.01.2015 16:28
Në derbin e xhiros në Calco ligën italiane, Napoli e ka mundur Lazion e futbollistëve shqiptarë në “Olimpico” me rezultat 1-0...

Nga fillimi i ndeshjes e deri në fund luajtën Lorik Cana dhe Etrit Berisha, por nuk arritën ta shpëtojnë skuadrën e tyre nga humbja.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain në minutën e 18-të, e shënoi golin e vetëm në ndeshje, i cili në fund i dha Napolit tri pikët e plota. Pas kësaj ndeshje Lazio bie në pozitën e katërt me 33 pikë, kurse Napoli është një pozitë me lartë me 35 pikë.
