Maqedoni
Zgjedhjet për këshillin komunal, Dashtevski dhe Shehu qëndrojnë në Tetovë
20.08.2022 15:13
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski, zëvendësja e tij Ditmire Shehu qëndruan gjatë ditës në Tetovë...

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski, zëvendësja e tij Ditmire Shehu qëndruan gjatë ditës në Tetovë për të inspektuar votimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin Komunës.
Thonë se gabimet e vogla teknike të vërejtura, janë rregulluar tashmë.
“Ka pasur gabime të vogla teknike që i kemi vënë në dukje në këshillat zgjedhorë. Disa u rregulluan menjëherë. Gjithçka funksionon mirë. Në disa vende kishte lista të publikuara vetëm në gjuhën shqipe, nuk kishte asnjë në gjuhën maqedonase. Është një gabim teknik dhe ne i kemi vënë në dukje që nëse ka, t'i rregullojnë që të mos jetë gabim dygjuhësh”, u shpreh kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski.
Deri tani në të tre vendet janë 20 ankesa për të drejtën e votës, prej të cilave 50 për qind janë zgjidhur menjëherë, ndërsa të tjerat janë në proces.
SEDAT SELIMI
