Maqedoni
Strugë, qytetarët ankohen për çmimet e ushqimeve bazë
20.08.2022 15:30
Kriza ekonomike dhe inflacioni ka sjellë në rritjen e shumë produkteve ushqimore bazë...

Kjo i ka shqetësuar qytetarët e Strugës të cilët thonë se çmimet po bëhen të pabërballueshme. Ata ankohen se janë rritur çmimet e ushqimeve të nevojshme për jetesë, ndërsa ankohen edhe për të ardhurat financiare.
“Katastrofë është, rrogat janë të vogla a çmimet janë shumë të larta, standardi është si në perëndim. Shumë e vështirë do të jetë e sigurtë, me këto rroga nuk mund bledh bukë, e jo më të paguash rrymën që të mbijetosh, me 2 apo 3 fëmijë”, shprehet qytetari.
“Viran janë, unë me një rrogë me pensionin kisha mundësi të marr gjithçka, a tani asgjë”, thekson qytetari.
“Shumë të rritura, si përballojmë dot. Po na prêt po kush e qan hallin”, shprehet qytetari.
“I kan shtrejntu shumë, vjet kan qenë më lirë këtu, nuk janë të përballueshme. Është shumë vështirë, me këto çmime, me rritjen e naftës me gjitha këto produkte nuk e përballojmë”, thekson qytetari.
"Për standardin tonë janë të larta, do blejmë atë që mundemi. Deri në pranverë kështu do jetë, benzina u shtrejntua”, shprehet qytetari.
Qytetarët janë të shqetësuar edhe për trendin e rritjes së çmimit të naftës në vendet fqinje, trend i cili tashmë filloi edhe në vendin tonë. Ata thonë se çmimet e larta të naftës do të sjellin krizë më të thellë dhe shtrejtnim më të madh të produkteve. E dinë se pritet një dimër i vështirë.
ILMIJE ZHAKU
