Maqedoni
Në Mavrovë dhe Rostushë deri në orën 13.00 pjesëmarrja ishte 24.2 për qind
20.08.2022 15:47
Në votimin për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës deri në ora 13:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.408 persona...

Në votimin për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës deri në ora 13:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2.408 persona, përkatësisht 24,21 për qind nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore.
Sipas kryetares së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Ivana Gjorgjievska, procesi zgjedhor zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe nuk ka ndërprerje gjatë zbatimit të tij.
Më herët në seksionin e dytë deri në ora 11:00 në komunën e Mavrovës-Rostushës kanë dalë për të votuar 1404 persona, përkatësisht dalja ka qenë 14,11 për qind.
Në këtë komunë të drejtën e votës e ushtrojnë 9948 qytetarë në 39 vendvotime. Zgjedhja e kryetarit votohet në një raund, sepse janë dy kandidatë.
