Maqedoni
“CIVIL”: Të hapur për raportime për parregullsi eventuale
20.08.2022 16:04
OJQ “CIVIL”-i sot përmes një kumtese, u ka dëshiruar ditë të qetë dhe të suksesshme të zgjedhjeve qytetarëve...

OJQ “CIVIL”-i sot përmes një kumtese, u ka dëshiruar ditë të qetë dhe të suksesshme të zgjedhjeve qytetarëve të Qendër Zhupës dhe Mavrovës-Rostushës të cilët votojnë për kryetarë komunash dhe qytetarëve të Tetovës të cilët zgjedhin anëtarë të Këshillit komunal.
Nga “CIVIL”-i theksuan se janë të hapur për raportime për parregullsi të mundshme zgjedhore.
“CIVIL-i nuk akrediton vëzhgues të vet në këto zgjedhje, por do të monitorojë zbatimin përmes raportimeve të qytetarëve, si dhe duke monitoruar situatën në terren, jashtë vendvotimeve. CIVIL-i u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsitë zgjedhore në emailin zyrtar të tyre, në numrin e telefonit 070 699 580 ose në Fejsbuk”
