Maqedoni

MPB-së i shtohen edhe 590 policë, krimi do të jetë lufta imediate e tyre

20.08.2022 16:55

Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë sot u promovuan 590 nëpunës të rinj policie...

Në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë sot u promovuan 590 nëpunës të rinj policie. Autoritette u porositën  policëve të rinj se së bashku duhet të luftojnë armikun e përbashkët të vendit, krimin.
 
“Pa dallim të gjinisë, etnitetit apo përkatësisë fetare, Ju mbani uniformë të njëjtë, jeni pjesë e institucion të njëjtë dhe së bashku do të luftoni kundër armikut të përbashkët të vendit tonë të përbashkët, që është krimi”, u shpreh presidenti Stevo Pendarovski. 
 
“Profesioni i policisë ballafaqohet me sfida të përditshme të cilave menjëherë duhet t’u përgjigjet, por edhe sjell kënaqësi të madhe me çdo rezultat të arritur si shërbim ndaj qytetarëve, me çdo realizim të suksesshëm si garantues të sigurisë”, theksoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
 
Në promovim foli edhe zëvendësministrja e Qendrës për Trajnim, Suze Trajkovska.
 
SEDAT SELIMI