Maqedoni

Tetova voton për këshillin komunal, hapet zyra rajonale e Avokatit të Popullit

20.08.2022 17:12

Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë ka qenë e hapur sot që në orën 7 të mëngjesit...

Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë ka qenë e hapur sot që në orën 7 të mëngjesit e do qëndrojë hapur deri në orën 19:00, për të mundësuar paraqitjen e cdo parregulsie veentuale gjatë zgjedjeve për këshillin komunal
 
“Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucioneve të tjera të cilat e kanë për detyrë të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara. Avokati i Popullit, me këtë rast, potencon se, e drejta e zgjedhjes është e drejtë e cila garantohet me Kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt dhe realizohet në zgjedhje të lira, me votim të fshehtë dhe askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, prandaj jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së zgjedhjes janë vepra të ndëshkueshme”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
 
Qytetarët për mbrojtjen e të drejtave të tyre ,  mund të drejtohen në zyre apo në numrin e telefonit 044 344-082.