Botë

Kosovë, prokuroria heton strukturat ilegale serbe

20.08.2022 17:29

Prokuroria speciale e Kosovës po heton veprimtarinë e disa grupeve apo organizatave ilegale nga Serbia...

Prokuroria speciale e Kosovës po heton veprimtarinë e disa grupeve apo organizatave ilegale nga Serbia që operojnë në territorin e vendit. 
 
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, trajton të gjitha të dhënat lidhur me grupet ilegale që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës.
 
Policia gjithsesi nuk jep shumë detaje për të mos dëmtuar hetimet .Eksponentë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, kanë folur shpesh për këto struktura ilegale serbe që veprojnë kryesisht në veri të Kosovës, duke shkaktuar tensione, si bllokimet e rrugëve por edhe vepra të tjera të dënueshme nga ligji.