Maqedoni

KSHZ publikon shifrat e daljes deri në orën 15:00

20.08.2022 17:46

Sot votohet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë...

Sot votohet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe për anëtarë të këshillit të Komunës së Tetovës.
 
Deri në orën 15 pjesëmarrja në votime është:
Mavrovë dhe Rostush – 34.41%
Qendër Zhupë – 32.88%
Tetovë – 21.3%
 
Të drejtë vote kanë gjithsej 101.174 votues, nga të cilët 84.072 në Tetovë, 7.154 në Qendër Zhupë dhe 9.948 në Mavrovë dhe Rostushë.
 
Në Mavrovë dhe Rostushë votohet në 39 vendvotime , në Qendër Zhupë në 16, dhe në Tetovë në 117 vendvotime.