Naser Aliji gjashtë muaj në Vaduz
Shqiptari I parë nga Maqedonia I cili do të luaj për përfaqësuesen e Shqipërisë, Naser Aliji, gjashtë muajt e ardhshëm do ti kaloj si futbollist i huazuar në rradhët e ekipit të Vaduzit...

E gjithë kjo, pasi djaloshi me prejardhje nga Kumanova, gjatë këtij sezoni nuk arriti të gjej vend në formacionin startues të ekipit të Bazelit, skuadër kjo që po prinë bindshëm në kampionatin zvicëran deri më tani.
Lajmin për huazimin e tij gjashtë mujor, e ka konfirmuar edhe vet futbollisti në rrjetet sociale.
Ndryshe Vaduzi, është ekip që vjen nga Lihteshtajni, por I cili luan në Super Ligën e Zvicrës dhe deri më tani, është në vendin e shtatë me 18 pikë, pesë më shumë se pozita e cila shpien në Ligën e Dytë.
Aliji I ka sjellur menjëherë fat skuadrës së tij të re, e cila në një ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve dimërore, arriti që të mposht me 6-0 ekipin e Rapperswil. (Mustafa Ademi, TVM2)
